Xhaxhiu: Gruaja është po aq fajtore sa burri nëse pranon dhunën
Gazetari Rezar Xhaxhiu tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se nëse një grua pranon dhunën e burrit është njësoj fajtore si ai.
Ai sqaroi gjithashtu se dhuna nuk ka pse të jetë vetëm fizike apo verbale me tone të ashpra dhe ofendime. Edhe kërkesa e llogarisë në llojin “ku ishe deri në këtë orë?” apo izolimi i pakuptimtë është dhunë.
“Unë mendoj që është thellësisht fajtore nëse e pranon dhunën dhe nëse dhuna bëhet natyrë e dytë e saj. E di kur do të shpëtojmë ne nga kjo dhunë reciproke burrë-grua në familjet shqiptare? Kur gruaja të thotë “këtu është kufiri yt djalë, këtu ndahemi, unë do të shikoj jetën time”, por kjo nuk ndodh. Pse nuk ndodh? Ku do të shkojë ajo e shkreta të nesërmen? Çfarë mbështetje do të ketë? Çfarë rebelimi, në kuptimin e mirë, kërkojmë ne nga gratë shqiptare, qoftë të qendrës dhe periferisë, kur ato janë skllave të mungesës ekonomike që kanë?! Me çfarë do ta përballojnë jetën e përditshme, fëmijët dhe aktivitetin?” – u shpreh Xhaxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret