Sondazhi: 1/3 e të rinjve në Gjermani e konsiderojnë të pranueshme dhunën ndaj grave
Një e treta e të rinjve në Gjermani e konsiderojnë të pranueshme dhunën ndaj grave, sipas një sondazhi të ri.
1000 burra dhe 1000 gra iu përgjigjën pyetjeve për sondazhin e porositur nga shoqata bamirëse e fëmijëve “Plan International Germany“, i quajtur “Tensioni i burrërisë”. Sondazhi zbuloi se 33% e meshkujve, midis moshës 18 dhe 35 vjeç, mendonin se ishte “e pranueshme” nëse “u rrëshqiste dora” gjatë një debati me partneren e tyre femër, ndërsa 34% e meshkujve pranuan se ishin të dhunshëm ndaj grave në një moment në jetën e tyre. Madje ata u shprehën se mund t’i japin ndonjë shuplakë partneres për “t’i nxitur respektin”.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se 52% e burrave i përmbaheshin konceptit se roli i tyre në një marrëdhënie është të jenë mbajtësi kryesor i familjes, ndërsa vendi i gruas mbetet në shtëpi ku ajo kujdeset për fëmijët dhe detyrat e shtëpisë.
Si pjesë e këtij sondazhi rezulton se 48% e të anketuarve nuk pranojnë që homoseksualiteti të jetohet hapur. Si idhuj të tyre ata kanë përmendur miliarderin Elon Musk dhe influencerin Andrew Tate, që në platformën TikTok paraqitet si urrejtës i femrave dhe që ka bërë emër me deklarata si “femrat janë një simbol ultimativ statusi” dhe “jeta e burrit është luftë”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti