Xhelal Mziu paraqitet në SPAK për kallëzimin e Rakip Sulit

27 Korrik 2022 | 10:13

Ish-kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme.

Ai është thirrur në SPAK për të dhënë deklarimet e tij, lidhur me kallëzimin e Rakip Sulit. Kryebashkiaku aktual kallëzoi Mziun për shpërdorim detyre, pasi sipas tij dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor ta Bashkisë.

Referuar ligjit të urbanistikës parashikon që leja me sipërfaqe 2000 m2, 3% t’i kalojë bashkisë për banesa sociale.

Ditët e fundit janë thirrur në SPAK politikanë dhe kryetarë bashkie.

Më 22 korrik dëmshmoi në SPAK kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli. Ky i fundit pas qëndrimit disa orë para prokurorëve nuk u prononcua në media në lidhje me çështjen që ishte thirrur.

3 ditë më vonë, më 25 korrik, u thirr në SPAK Blendi Gonxhe, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor. Ai nuk preferoi të jepte detaje nga çështja, por nënvizoi se është sekret shtetëror.

Gonxhe sqaroi se dëshmia e tij nuk ka lidhje me institucionin që ai drejton.

Po kështu në SPAK është parqitur edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla për çështjen “Partizani”.

Balla u zotua se do i qëndrojë deri në fund akuzave publike lidhur me këtë çështje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin

Paralajmërimi i një dite më parë është konkretizuar këtë të enjte. Paralelisht me nisjen e seancës plenare në Kuvend, jashtë ambienteve të parlamentit ka rinisur...
09:32 | 02/07/2026

LIVE- Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona

Sot në orën 10:00 është zhvilluar organizimi i radhës nga protestuesit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Qytetarët janë mblidhur para...
09:23 | 02/07/2026

Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat

Gjatë takimit me pensionistët, kryeministri Edi Rama ka paraqitur edhe një herë qëndrimin e qeverisë lidhur me politikat e investimeve të huaja në sektorin e...
08:48 | 02/07/2026