Zak Topuzi: Turizmi në Shqipëri ka çmimet më të ulëta në Europë!
Së fundmi Banka Botërore i jep një notë pozitive ekonomisë sonë në raportin e publikuar kur thotë se për vitin 2022 ekonomia vijoi rimëkëmbjen e fortë, pavarësisht rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.
Zak Topuzi, kryetar i shoqatës së hoteleri turizmit tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ka një zhvillim pozitiv të turizmit në të gjithë botën pas pandemisë çka ka bërë që edhe Shqipëria të ketë një rritje të numrit të turizmit, duke kaluar vitin më të mirë që ishte 2019 me 17 për qind.
Ai tha se rritja e çmimeve të produkteve me të cilat operon turizmi pritet të reflektohet në rritje të çmimit për shërbimet, megjithatë Shqipëria vijon të ketë çmimet më të ulëta në Europë.
“Çmimet e produkteve që përdor industria e turizmit janë rritur deri në 40 për qind, disa edhe 100 për qind. Këto do japin efektin e tyre, rënia e euros gjithashtu, do ndikojnë në rritjen e çmimeve. Megjithatë Shqipëria vazhdon të mbetet krahasimisht me Evropën vendi më i lirë për çmimet e turizmit. Ne kalojmë vetëm Turqinë, që është e fundit, ne të parafundit”, tha Topuzi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë