Zana Guxholli: Kosova ka qenë gjithmonë para Shqipërisë në përballimin e krizave
Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli ndërsa ka krahasuar situatat ekonomike tha se Kosova ka qenë gjithmonë para Shqipërisë përsa i përket përballimit të krizave ekonomike.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha ndryshe nga vendi ynë Kosova ka ofruar ndihma për pandeminë apo dhe për rritjen e inflacionit si pasojë e luftës në Ukrainë.
“Duket se Kosova po formalizon sistemin e pagave dhe po vendos kufijtë minimal në pozicione të ndryshme, kurse ne ligjet si në Kosovë i kemi. Kjo është një arritje për Kosovës se bashkë me formalizimin dhe shpërblimin e ndershëm dhe të njëjtë për punë të njëjta që i kanë rregulluar me koeficient. Njëkohësisht po bën dhe rritje të pagës minimale.
Kjo do të ndihmojë në rritjen e të ardhurave individule. Ajo që të bën përshtypje është se Kosova ka qenë gjithmonë para nesh, në lidhje me ndihmat që ka ofruar përsa u përket krizave dhe situatave të ndryshme ekonomike, qoftë nga pandemia apo nga rritja e çmimeve.”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Paketa e krizës”, ndryshime mes Kosovës dhe Shqipërisë
- Altin Lala beson te Sylvinho: Shqipëria të ndjekë shembujt e Kroacisë dhe Marokut
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë