Zbardhen komunikimet e palestinezes para se të vritej nga babai i saj në Shqipëri

8 Prill 2025 | 13:04

Zbardhet komunikimi i fundit i 24-vjeçares palestineze, Rayan Alwan, para se të vritej nga babai i saj në Shqipëri.

Personi i fundit që ka folur me 24-vjeçares ka qenë i dashuri i saj libanez që e njohu në Gjermani. Ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.

Bisedat telefonike dhe mesazhet:

18 shkurt 2024 ora 18:41 I dashuri: Rayan? Jam akoma këtu.
Ora: 19:03 Thirrje telefonike 4 minuta bisedë.

19 shkurt 2024
Ora: 09:17
I dashuri: Nuk u ktheve për t’u qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.
—‐——————————-
Ora: 09:34 Thirrje e humbur
‐———————————
Ora: 09:34
Rayan: Dashuria ime, jam në aeroport tani. Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.

Ora: 09:35
Rayan: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.
Ora: 09:46
I dashuri: Diçka si, çfarë?

Kjo është dhe data kur besohet se është vrarë për shkak edhe të ndërprerjes së komunikimit me të dashurin.

Në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares palestineze, dyshohet se mund të jetë e përfshirë edhe nëna e viktimës.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, krimi mund të ketë qenë i mirëmenduar nga familja e së resë për shkak të konflikteve që ata kishin.

Detajet e hetimit:
• Nena e Rayan Alwan ndodhej në Gjermani në momentin e vrasjes dhe nuk është marrë ende në pyetje nga autoritetet shqiptare.
• Ajo kishte bërë më herët një denoncim në Gjermani, ku pretendonte se e bija kërcënohej për një video intime.
• Hetuesit e lidhin dyshimin për përfshirjen e saj në ngjarje me faktin se deri tani nuk është gjetur asnjë provë që videoja të ekzistojë vërtet.
• Përpjekjet për të marrë në pyetje të ëmën e viktimës kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi ajo nuk është gjetur në Gjermani.

Ndërkohë, miq të 24-vjeçares në Gjermani kanë deklaruar se Shqipëria ishte një vend tranzit për të, me qëllimin për të udhëtuar më pas drejt Libanit me të atin. Ata kanë konfirmuar gjithashtu se Rayan kishte denoncuar në Gjermani se familja e saj e kërcënonte.

Në mungesë të një kërkese nga të afërmit, autoritetet shqiptare po shqyrtojnë mundësinë që trupi i së ndjerës të varroset në Shqipëri. Hetimet për këtë çështje vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026