Zbardhen ndryshimet e plota në Kodin Rrugor: Patenta rinovohet çdo 15 vjet
Të rinjtë që sapo marrin patentën nuk do të kenë mundësi të drejtojnë mjete me fuqi të lartë motorike.
Ndryshimet e miratuara në kodin rrugor, sanksionojnë qartazi fuqinë motrorrike që do të ketë automjeti që do të mund të përdoret nga personat që nuk kanë eksperiencë në drejtimin e mjetit.
Eksperti i sigurisë rrugore bëri me dije dhe fuqinë motorike që do të kenë makinat që përdoren nga drejtuesit që sapo kanë marrë patentën.
“Është bërë e mundur që drejtuesit e rinj të mjeteve të sapo patentuar deri në 2 vjet nuk mund të drejtojnë automjete më kapacitet 50kw/ton me djegie të brendshme, automjetet hibride me kapacitet 65kw/ton”, tha Likaj.
Kufizimi i shoferëve të rinj për të përdorur makina me fuqi të lartë motorrike, synon uljen e numrit të aksidenteve, por eksperti thekson se do të jetë detyrë e instatncave shtetërore për të bërë të zbatueshëm këtë nen.
Me ndryshimet e reja patenta nuk do të rinovohet më çdo 10 vjet për personat deri në moshën 50 vjeç dhe çdo 5 vjet pas kësaj moshe.
“Deri në moshën 70 vjeç rinovimi i lejes së drejtimit do të bëhet çdo 15 vjet dhe pas moshën 50 vjeç rinovimi do bëhet duke konfirmuar me kartelë mjeksore pranë DPSHTRR”, tha Likaj.
Një tjetër ndryshim në Kodin Rrugor është edhe ofrimi i mundësisë që heqja e leje drejtimit të konvertohet me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni