Zbardhen përgjimet e punonjëses së KPP, SPAK përdori metoda speciale hetimore
SPAK po heton prej të paktën tre vitesh abuzimet me shqyrtimin e ankesave për tenderat në Komisionin e Prokurimeve Publike, duke përdorur edhe metoda speciale hetimore.
Në një nga rastet ku tashmë akuzohet kreu i pezulluar i këtij institucioni, Jonaid Myzyri, në vitin 2022, SPAK ka interceptuar një bisedë telefonike me vlera për hetimin, ku një punonjëse e KPP-së bisedon me nënën e saj.
Pjesë nga përgjimi i punonjëses së KPP-së:
“Ai na mbajti kështu, që krijuam besim se jemi miqtë e atij, dhe rrimë të qetë. Na ofroi, mori informacione. Unë vajta dhe i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyllur… e dua edhe pikë. E dua kështu… firmosim ne, të gjithë si delet. Ime vemi ku të na thërrasin. Rresht. Firmën ne, lekët ata.”
Jonaid Myzyri dyshohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, e kryer në bashkëpunim.
GJKKO ka vendosur për të detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra ndërsa përveç zyrtarit të lartë, SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj shtatë punonjësve të tjerë të administratës, si dhe tre përfaqësuesve të një kompanie private.
Sipas hetimeve, abuzimet janë bërë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal–Ura e Repsit, me gjatësi 58.7 kilometra dhe vlerë rreth 2.2 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë