Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë, organizatori i pagoi 1 mln lekë të miturit
Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin me tritol që ndodhi në ambientet e një fasonërie në zonën e “Freskut” në kryeqytet disa ditë më parë.
Në pranga ka përfunduar një 46-vjeçar, si organizator i kësaj ngjarjeje kriminale dhe një 16-vjeçar, në rolin e autorit të vendosjes së lëndës plasëse.
46-vjeçari e joshi të miturin duke i ofruar 1 milion lekë të vjetra për vendosjen e sasisë së eksplozivit.
Policia ka sekuestruar një biçikletë të përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, si dhe veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit.
Materialet proceduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ende nuk janë bërë publike motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. A., 46 vjeç dhe i një shtetasi 16 vjeç. Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 46-vjeçari e ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar shumë 100 000 lekë të rinj, për të vendosur sasisë e lëndës plasëse në fasonerinë në pronësi të shtetasit R. G. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit, si dhe një mekanizëm shkrehës arme, e cila u gjet gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. A”, njofton policia.
PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 14:20 Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
- 14:09 Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja
- 14:02 Dosja “Aruba”, Gjiknuri padit për shpifje avokatin Llangozi: Të publikojë prova ose të dorëzojë licencën
- 13:40 PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 13:34 Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
- 13:23 Kupa e Botës 2026, Kane dhe Bellingham kanë shënuar 12 nga 13 golat e Anglisë