Zbardhet vrasja në Sarandë, shoqërohen disa persona! Policia sekuestron 3 automjete
Policia ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur në Sarandë ku humbi jetën 66-vjeçari Rexhep Ismaili, ku janë shoqëruar disa persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje.
Sipas informacioneve zyrtare, Policia e Vlorës ka sekuestruar tre automjete që dyshohet se janë përdorur nga persona që kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.
Hetimet kanë dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se autori është identifikuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Vlorës dhe është shpallur në kërkim.
Ndërkohë, drejtori i Policisë së Vlorës, pritet të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje më të plota mbi operacionin dhe ecurinë e hetimeve. Policia vijon kontrollet në terren për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 09:04 Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë