Zbehen shanset për të gjetur të mbijetuar nga shembja e akullnajës në Itali
Autoritetet italiane vijojnë kërkimet për 13 alpinistët e zhdukur pas shembjes së pjesshme të akullnajës Marmolada, në malet Dolomite.
Ekipet e shpëtimit kanë rikuperuar tashmë 7 trupa, ndërsa numërohen edhe 8 të plagosur. Edhe pse kanë kaluar 2 ditë, ka ende shpresë për të gjetur të mbijetuar.
“Duhet të jemi realistë, të gjesh dikë të gjallë në këto rrethana është një mundësi shumë e vogël, pasi veprimi mekanik i këtij lloj orteku ka një impakt shumë të fortë tek njerëzit, ndaj dhe shanset janë shumë të kufizuara”, thotë operatori i shpëtimit, Alex Barattin.
Një pjesë gjigante e akullnajës u shemb, duke marrë përpara çdo gjë që i dilte në shteg, përfshirë rreth 30 alpinistët.
Ekspertët bien dakord se shkëputja ishte shkak i ndryshimeve të klimës dhe se fare pak mund të bëhej për ta parandaluar atë.
“Nuk mund të bëjmë shumë në një plan afatshkurtër sepse akullnajat po vuajnë nga klima, që është shumë e nxehtë për to. Gjithashtu është për faktin se ato reagojnë me ngadalë. Mënyra se si akullnajat do të evoluojnë në dekadat e ardhshme po diktohet nga forma e tyre aktuale, që është shumë e madhe për klimën. E rëndësishme është të bëjmë diçka, efektet e të cilës mund t’i ndjejmë në gjysmën e dytë të shekullit”, u shpreh shkencëtari, Harry Zekollary.
Nxehtësia formoi një xhep uji poshtë akullnajës, më e madhja në Itali, që më pas ra për shkak të rëndesës. Kërcënimi vazhdon. Terreni është i paqëndrueshëm dhe një shembje e re nuk përjashtohet.
LEXONI GJITHASHTU
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)