Zbritjet për fëmijët nisin në 22 janar, si përfitojnë prindërit nga deklarata në Tatime

12 Janar 2026 | 20:29

Rimbursimi për prindërit me fëmijë nën 18 vjeç do të bëhet në periudhën 22 janar deri ne 31 mars. Për te përfituar, prindërit duhet të bëjnë deklaratën DIVA ne sistemin e Tatimeve.

Nga ky vit, deklarata DIVA nuk është detyrim ligjor, por një mundësi rimbursimi, veçanërisht për prindërit. Bazuar në ligjin e vitit 2023 për tatimin mbi të ardhurat, në një familje me fëmijë, do të bëhet zbritje nga baza e tatueshme.

Në sistemin e tatimeve, çdo prind që ka fëmijë nën moshën 18 vjeç, ka të drejtë të zbresë nga baza e tij e tatueshme 48,000 lekë në vit për çdo fëmijë. Ky rimbursim përfitohet për çdo nivel page përmes deklaratës DIVA në faqen online të Tatimeve.

Por ka edhe një përfitim të dytë, ku mund të zbriten edhe shpenzimet për shkollimin e fëmijëve në shkolla private deri në 100 mijë lekë në vit, me kusht që paga vjetore bruto të mos jetë më e madhe se 100 mijë lekë në muaj.

Tatimet sqarojnë se për të përfituar nga skema, në një çift bashkëshortësh, zbritjen duhet ta kërkojë prindi që ka të ardhurat më të larta.

Kjo maksimizon vlerën e rimbursimit. Për shpenzimet arsimore, duhet të keni ruajtur çdo faturë tatimore dhe mandat pagese të vitit 2025 dhe kontratat me shkollat. Ndërkohë, sistemi për dorëzimin e deklaratës DIVA do të aktivizohet nga data 22 janar deri më 31 mars të këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…

Analisti Aleksandër Çipa tha në “Review” me Greta Topjana se protesta e 20-të para Kryeministrisë lidhet me atë që ai e cilëson si një përplasje...
22:00 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE

Një nga protestueset që mori fjalën këtë të premte tha se kishte ardhur nga Franca për t’iu bashkuar protestës. Ajo u shpreh se i ka...
21:12 | 19/06/2026