English

Zbulimi i artefakteve ilire në Strugë, denoncon historiania: Po paraqiten si helene

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka tërhequr vëmendjen e studiuesve në Koroshisht të Strugës. Euronews Albania intervistoi historianen Arbnora Musa, e cila ka qenë prezente gjatë gërmimeve. Ajo denoncoi “lojën” e mediave që këto artefakte ilire po i cilësojnë si helene.

- Advertisement -

“Ato artefakte janë shumë të rëndësishme për qytetërimin, sepse Koroshishta ka qenë e banuar që në lashtësi, por nuk theksohet që të gjitha këto janë materiale ilire dhe mediat shkojnë deri aty sa i cilësojnë artefaktet helene, por jo ilire. Është absurd fakti që duke pretenduar që jemi prezent në mosmarrëveshjet mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe përseri mediat dhe të gjithë të tjerët shkojnë dhe anojnë dhe bëjnë dezinformimin pro Greqisë dhe kundër së vërtetës”, tha Musa.

“Reagim zyrtar ka pasur nga vetë Ministri i Kulturës, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes së bashku me arkeologët që kanë qenë në krye të ekspeditës arkeologjike, por askush nga ata nuk ka thënë që këto artefakte i takojnë periudhës ilire. Po të vetmen gjë që ata kanë thënë, është se këto artefakte i takojnë shekullit të gjashtë para erës sonë dhe paraqesin një nekropol arkaik.”

Musa solli në vëmendje dhe zbulimet e bëra në vitin 1916 në Maqedoninë e Veriut, ku artifaktet ilire u dërguan në Bullgari dhe Serbi.

“Në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore, janë bërë disa ekspedita arkeologjike nga bullgarët dhe serbët. Është një lokalitet i Trebenishtit, që në periudhën e antikitetit, pretendohet të ketë qenë një nga lokalitetet më të rëndësishme të kohës dhe ka qenë i gjithë i banuar me ilirë. Konkretisht, në atë lokalitet atje ilirët që kanë jetuar kanë qenë fisi i Dasarejve, kurse pak më andej i takonin fisit të Enkelejdëve. Pretendohet se në atë kohë, në vitin 1916, janë gjetur rreth 800 artefakte të rëndësishme, ku 300 prej tyre janë në Sofje dhe 200 e më tepër në Beograd, dhe një pjesë në Maqedoninë e Veriut. Në ato gërmime janë gjetur edhe 4 maska të rëndësishme të kohës që i takojnë fisit të Dasarejve, domethënë ilirëve”, tha ajo.

Historiania theksoi se zbulimet e bëra në Maqedoninë e Veriut konsiderohen si një zbulim epokal shekullor.

“Asnjëra nga këto maska nuk është sot në Maqedoninë e Veriut. Dy janë në Sofje dhe dy janë në Beograd, dhe ne nuk kemi akses në ato maska. Zbulimet në Koroshisht janë të pritshme për ne, pasi pretendohet se duke pasur afërsinë ndërmjet Koroshishtit dhe Trebenishtit, këto zbulime janë në vazhdën e kulturës së Trebenishtit dhe nesër pasnesër, gjatë gërmimeve të tjera në lokalitetin e Koroshishtit, mund të kemi gjetje më masive.

Arkeologët e kanë lokalizuar zonën më tepër nga ana e Trebenishtit, por Koroshishta u ka dalë jashtë pritshmërive. Ata kanë menduar se do të gjenin diçka të mirëfilltë, por jo kaq të madhe. Arkeologu ishte i entuziazmuar dhe e cilësonte si një zbulim epokal shekullor, dhe nga ana tjetër, përveç të gjitha gjetjeve që janë bërë dhe do i numëroj, besoj se caku kryesor i tyre ka qenë maska, sepse ata pretendojnë se nëse janë gjetur maska në Trebenisht, vazhdimi i tyre do duhet të shkonte deri në Koroshisht.”

Ajo shtoi se: “Disa nga gjetjet kryesore në Koroshisht kanë qenë: Helmeta e bronzit, mburoja bronzi, unaza të arta, perla qelibare, materiale të ndryshme të argjendit, enë të bronzit, pjata të bronzit dhe gjilpëra të argjendit. Janë 80 artefakte për një zonë që nuk ishte e madhe për një ekspeditë arkeologjike, por nëse në vitin 2025 do të kemi një ekspeditë më të madhe, gjetjet mund të jenë më të mëdha”.

LEXONI GJITHASHTU: 

1 COMMENT

  1. Kur shteti Meme /Albanien/ rri nuk ben asgje mire te na behet shtet ma legen nuk e ben bota nuk mbron femijet rrenjet e veta …

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?