Zbulohen dy kisha të ndërtuara 1500 vite më parë në Egjipt

3 Shtator 2025 | 16:36

Arkeologët kanë zbuluar dy kisha në Egjipt, që datojnë 1.500 vite më parë. Sipas ekspertëve, këto janë prova të rralla të krishterimit në shkretëtirën perëndimore të vendit.

Arkeologët thanë se kishin gjetur mbetjet e një vendbanimi të tërë në Oazin Kharga. U zbuluan ndërtesa banimi prej balte, me disa mure që ende mbanin suva.

Zyrtarët ndanë edhe një foto të vendit gjatë kërkimeve, ku shihen rrënojat si dhe furra dhe enë të mëdha balte për ruajtjen e ushqimit.

U gjetën gjithashtu copa qeramike me mbishkrime, enë, fragmente qelqi e guri, si dhe disa varre.

Pjesa kryesore e gërmimeve ishte zbulimi i dy kishave. Të dyja datojnë nga periudha e hershme e krishterimit në Egjipt që filloi në shekullin e katërt pas Krishtit. Një prej tyre ka një sallë të madhe dhe dy kolona.

Ndërsa tjetra është në një sipërfaqe më të vogël me formë drejtkëndëshe dhe e rrethuar nga shtatë kolona të jashtme. Në muret e saj të brendshme u gjetën mbishkrime nga periudha e hershme e krishterimit në Egjipt, ndërsa pranë saj u zbuluan edhe ndërtesa shërbimi.

Arkeologët zbuluan edhe një mural të Jezus Krishtit duke shëruar një person të sëmurë, një përshkrim i rrallë për atë periudhë.

Ky vend njihet për rrënojat e krishtera të hershme dhe ka qenë i banuar që nga lashtësia falë burimeve të ujit nëntokësor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026