Zëdhënësi i BE “këshillon” Greqinë: Për Belerin vendos ligji

12 Dhjetor 2023 | 16:28

Kërcënimet e Athinës zyrtare se do të pengojë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian për shkak të çështjes Beleri, i është përgjigjur edhe zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

Në një intervistë në mediat greke, Stano e këshilloi fillimisht Greqinë të shmangë acarimin e marrëdhënieve mes palëve, duke përcjellë mesazhin e qartë se në këtë çështje zbatohet sundimi i ligjit.

“Ne nuk hyjmë në mosmarrëveshje dypalëshe pasi kemi besim tek aftësia e aktorëve. Në këtë rast zbatohet sundimi i ligjit. Ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentet dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve të tilla”, tha ndër të tjera Peter Stano.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026