Zeko: Diskutimi për Botërorin dhe tifozët bëhet vetëm në Shqipëri
Gazetarja sportive, Enkelejda Zeko thotë se diskutimet për kampionatin botëror dhe tifozët bëhen më së shumti në vendin tonë.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Zeko u shpreh se shqiptarët i ndjekin shumë kampionatet botërore, por edhe ato evropiane.
“Ky lloj diskutimi bëhet vetëm në Shqipëri, të jeni të bindur. Me cilënb kombëtare jemi më shumë tifozë, apo me cilën kombëtare jemi më pak tifozë. Padiskutim që është ndjekur, që janë tifozë, kjo nuk diskutohet. Kampionatin Evropian dhe atë Botëror, të gjithë ata që shikojnë futboll, e ndjejnë 100-fish më tepër dhe mezi e presin.
Natyrisht, ky kampionat ka kurba të tjera për shikueshmërinë, sepse është zhvilluar në një periudhë jo të favorshme për Evropën, sepse është pak ftohtë në disa zona dhe është e vështirë që të ndiqet në masë dhe për shkak jo vetëm të stinës, por edhe periudhës ku njerëzit janë të angazhuar në punë të tjera”, theksoi ajo.
Shqiptarët kanë treguar skuadrën e tyre të zemrës në kampionatin botëror të futbollit. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Brazili ka rezultuar skuadra më e preferuar nga shqiptarët me 27.6%.
Një skuadër tjetër shumë e preferuar për shqiptarët, është Gjermania me 24.3%, ndërkohë që pasohet nga Italia me 14%, Argjentina me 10.7% dhe Hollanda me 5.5%.
Skuadrat të cilat kanë më pak tifozë shqiptarë, janë Portugalia me 4.2%, Franca me 4%, Spanja me 3.9% dhe Anglia me 2.2%. Ndërsa 3.5% e tyre bëjnë tifo për kombëtare të tjera.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik