Zelenksi: Të gatshëm për të mos u futur në NATO, në këmbim të armëpushimit
Presidenti ukrainas Zelenski është i gatshëm të diskutojë që Ukraina të mos kërkojë anëtarësim në NATO në këmbim të një armëpushimi me Rusinë. Kjo nënkupton tërheqjen e trupave ruse dhe një garanci për sigurinë e vendit.
Në një intervistë televizive Zelenski theksoi se marrëveshja finale e paqes duhet të vlerësohet nga populli ukrainas.
“U kam thënë grupeve negociatore, që kur të diskutojnë për këto ndryshime që mund të jenë historike do të kalojmë në një referendum”, tha ai.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Biden përsërit shqetësimin se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë kimike gjatë luftës.
“Ai ka përdorur armë kimike në të kaluarën, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm për atë c’ka do të vijë. Përballë frontit të bashkuar të NATO ai e di se do të ketë pasoja të rënda. Por ky shqetësim është real”, tha Biden.
Presidenti amerikan njoftoi se do të vizitojë Poloninë këtë fundjavë për një takim dypalësh me Presidentin Andrzej Duda.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur
- 11:37 Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)