Zelenski i drejtohet sot me një mesazh Shqipërisë

3 Maj 2022 | 08:37

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski do t’i drejtohet me një mesazh Kuvendit të Shqipërisë këtë të martë.

Seanca kushtuar Ukrainës dhe mbështetjes së saj përballë agresionit rus pritet të nisë rreth orës 13:00.

Zelenksi ka mbajtur një fjalë online edhe në parlamentet e disa prej vendeve të rëndësishme europiane, si: Anglia, Norvegjia, Portugalia, Italia, Finlanda, Greqia, Sllovakia, Irlanda, Rumania, Qipro, Lituania dhe Spanja.

Shqipëria është vendi i parë në ballkanin perëndimor që Zelenksi do të mbajë një fjalë online në shenjë falenderimi për përkrahjen përballe agresionit rus.

Që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë, vendi ynë është rreshtuar krah vendeve anëtare të NATO-s dhe OKB në qëndrimin pro Ukrainës dhe sanksioneve ndaj Rusisë.

Ne javet e fundit , Ukrainën e kanë vizituar një sërë zyrtarësh të lartë europian dhe amerikan.

Në Kiev kanë qenë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, Kryetarja e Dhomës të Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Një javë më parë, në kiev ka qenë Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, duke u bërë edhe zyrtari i parë nga ballkani perëndimor që viziton Kievin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026