Zelenski kritika BE: Fjalët janë pa vlerë, një popull në Evropë po shkatërrohet

17 Mars 2022 | 10:08

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka mbajtur të enjten një fjalim në parlamentin gjerman, ku e krahasoi luftën në Ukrainë me holokaustin.

“Çdo vit politikanët thonë kurrë më. Tani kuptoj se ato fjalë janë pa vlerë. Në Evropë, një popull po shkatërrohet”, tha ai para deputetëve.

Zelenski u prit me ovacion në nisje të fjalës që vjen pas fjalimeve të mbajtura në parlamentin britanik dhe kongresin amerikan.

Presidenti ukrainas kërkoi më shumë përpjekje për të ndalur agresionin rus, duke bërë thirrje që Gjermania të marrë “lidershipin që meriton”.

Zelenski kritikoi mungesën e veprimeve nga vendet e BE para pushtimit, duke thënë se sanksionet ishin të vonuara.

Ai paralajmëroi deputetët gjermanë se Rusia po përpiqet që të ndërtojë një mur kundër lirisë.

“Nuk është Muri i Berlinit, është mur në qendër të Evropës mes lirisë dhe skllavërisë dhe ky mur po rritet më shumë se sa çdo bombë e hedhur në Ukrainë”, tha Zelenski.

“Z. Scholz shembeni këtë mur”, tha presidenti i Ukrainës duke shtuar se përsëritur thirrjen që presidenti amerikan, Ronald Reagan i bërë gjatë Luftës së Ftohtë liderit sovjetik, Mikhail Gorbaçov në Berlin në 1987.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026