Zelenski thirrje për protesta globale në mbështetje të Ukrainës
Presidenti ukrainas Zelenski u kërkoi njerëzve në mbarë botën të dalin në protestë të enjten për të treguar mbështetjen ndaj Ukrainës.
Këtë e njoftoi për mes një video-deklarate në gjuhën angleze, mbrëmjen e të mërkurës.
Kjo është hera e parë që Zelenksi jep një deklarate me video në anglisht, që prej fillimit të luftës në Ukrainë.
Lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, tha ai, por kundër lirisë së çdo njeriu, kudo ku ndodhen.
“Dilni nga zyrat tuaja, shtëpitë tuaja, shkollat dhe universitetet tuaja, dilni në emër të paqes, ejani me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”, tha Zelenski.
Fjalimi i Zelenskit erdhi disa orë përpara një samiti të NATO-s në Bruksel, ku vendet perëndimore pritet të bien dakord për dërgimin e përforcimeve ushtarake në Evropën Qendrore dhe Lindore për të forcuar mbrojtjen e bllokut.
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në takim, i cili po zhvillohet një muaj nga fillimi i pushtimit rus.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:01 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)