Zelensky kërkon bojkotin e naftës ruse, por sa mundësi ka që kjo të ndodhë?
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë sanksione kundrejt Rusisë.
Duke folur gjatë konferencës së tij të përditshme, Zelensky tha se pushtimi i vazhdueshëm i Ukrainës dëshmon vetëm se “Rusia nuk i ka braktisur planet e saj ndaj Ukrainës,” – kështu që, shtoi ai, “na duhen urgjentisht paketa të reja sanksionesh”.
Zelensky bëri thirrje për një “bojkot të eksporteve ruse – dhe mbi të gjitha, një refuzim total të naftës ruse dhe nën-produkteve të saj”.
Në vazhdim, ai tha se këto masa më të rënda “mund të etiketohen si embargo, ose thjesht si vendimi më i moralshëm” që duhet marrë.
Sidoqoftë në një moment që bota gjendet përballë një krize për sa i përket çmimeve të larta të naftës, e cila kishte nisur që prej pandemisë dhe u thellua edhe më tej me pushtimin rus të Ukrainës – mundësia e marrjes së këtij vendimi nga ana e Perëndimit vjen me shumë dyshime.
Rusia është shteti i dytë në rang global për prodhimin dhe eksportin e naftës.
Edhe pse SHBA nuk është drejtpërdrejtë e varur nga nafta ruse – e cila përfaqësoi vetëm 2% të importeve të saj në muajin dhjetor – fakti që Rusia është një eksportues kaq i madh në tregun global e bën atë një hallkë thelbësore në zinxhirin ekonomik botëror, i cili edhe pas ndërhyrjeve më të vogla, do të sillte pasoja marramendëse në të gjithë tregjet globale.
Aktualisht, çmimi i naftës ka kapur shifrat më të larta që prej vitit 2012.
Ndërsa në Europë, çmimi i gazit natyror u rrit me plot 60% – duke kapur shifrën rekord prej €194 ose $215 dollarë për 1 megavat orë.
Resurset natyrore ruse nuk janë prekur ende nga sanksionet e Perëndimit pas vendimit të Kremiln për të pushtuar Ukrainën – por ky mbetet ende një opsion për SHBA dhe Europën duke bërë që investitorët të hezitojnë ta blejnë naftën ruse, si pasojë e pasigurisë aktuale e cila është e lidhur edhe me kufizimin e transaksioneve me sektorin bankar rus si dhe heqjen e Rusisë nga sistemi global SWIFT.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çmimi i naftës kap shifra rekord kudo – më i larti në SHBA që nga viti 2012
- Çfarë janë zonat e ndalim-fluturimit dhe pse Perëndimi nuk po vepron?
- Si mund t’i përgjigjet Putin sanksioneve – dhe pse rrezikon Perëndimi?
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)