Zelensky i ashpër me liderët botërorë: Doni që të vritemi pak nga pak
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, përsëriti thirrjen drejtuar liderëve botërorë për një zonë ndalim-fluturimi.
Me tone të ashpra Zelenky u kërkoi perëndimorëve të jenë të drejtpërdrejtë me ndihmën e tyre për Ukrainën, e kundërta sipas tij do të thotë se edhe ata duan që ukrainasit të vriten siç po ndodh.
“Ne jemi njerëz dhe është detyra juaj humanitare të na mbroni, të mbroni njerëzit. Dhe ju mund ta bëni këtë. Nëse nuk e bëni këtë, nëse të paktën nuk na jepni avionë që të jemi në gjendje të mbrohemi, mund të ketë vetëm një përfundim: Ju gjithashtu doni që ne të vritemi pak nga pak”, tha presidenti i Ukrainës.
Vendet e NATO-s deri më tani kanë hedhur poshtë idenë e krijimit të një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Kjo do të thotë angazhim të drejtpërdrejt me çdo aeroplan rus që fluturon në qiellin e Ukrainës dhe të qëllosh mbi ta nëse është e nevojshme.
Kjo, argumentojnë ata, do të shkaktonte një konflikt më të gjerë me Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
- 14:11 BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 14:08 Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxheti për Mbrojtjen
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)