Zëvendëskryeministri bullgar: Nuk do të ketë një “po” për Maqedoninë

29 Shtator 2019 | 14:33

Maqedonia e Veriut, teksa po merr një dritë jeshile nga shumë shtete evropiane rreth hapjes së negociatave, vështirësinë më të madhe do ta ketë nga vendi fqinj i saj, Bullgaria.  

Zëvendëskryeministri i Bullgarsë dhe udhëheqësi i VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov, ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë ”po” për Maqedoninë e Veriut deri sa ky vend të pastrojë të gjitha falsifikimet e historisë.

Kjo deklaratë e zv.kryeministrit bullgar vjen si përgjigje ndaj komenteve të raportuara nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për figurën historike Gotse Delchev.

Ky ngërç midis dy vendeve ka ngjashmëri me mosmarrëveshjen që kishin mes tyre Maqedonia e Veriut dhe Greqia në lidhje me historinë.

Por, konflikti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka rrënjë edhe më të thella. E gjithë përplasja vjen pasi Bullgaria pretendon se nuk ekziston një komb maqedonas dhe se popullsia në Maqedoninë e Veriut është bullgare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026