‘Zëvendësojnë shqiptarët në burg’, çfarë shkruanin mediat britanike për emigrantët

28 Gusht 2022 | 19:37

“Narrativa që ka dalë është që këta shqiptarë po vijnë për shkak se duan të zëvendësojnë ata që kanë shkuar në burg ose janë kthyer”.

Kështu u shpreh eksperti i integrimit, Andi Hoxhaj për “Euronews Albania”, në lidhje me atë se çfarë shkruanin mediat britanike për mbërritjen e emigrantëve shqiptarë në vendin ishullor.

Nga Britania e Madhe, Hoxhaj deklaroi se në muajin gusht, 6 në 10 emigrantë që mbërritën ishin shqiptarë.

“Narrativa që ka dalë është që këta shqiptarë po vijnë për shkak se duan të zëvendësojnë ata që kanë shkuar në burg ose janë kthyer. Kjo është narrativa që është përshkruar në media, gjithashtu edhe mesazhi që është dhënë. Mirëpo, në pjesën e gushtit ku ka pasur një fluks të madh të shqiptarëve që kanë ardhur, në 10, 6 kanë qenë shqiptarë, prandaj është bërë alarmante si trajtim. Shqiptarët nuk është se kanë emrin më të mirë në Britaninë e Madhe, sidomos në vitet e fundit dhe kjo e bën këtë narrativë më të fortë”, theksoi eksperti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026