Zgjedhja e Presidentit, analistët të bindur se Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme
Mospajtimet e partive politike për emrin e presidentit të ri, pritet të sjellë zgjedhjet e jashtëzakonshme më shpejt sesa që do të duhej të ndodhnin. Megjithatë, nëse liderët politik do të diskutonin, atëherë zgjedhje nuk do të kishte.
“Zgjidhje vazhdimisht e kam thënë në Kosovë, unë besoj se partitë politike, mund të gjejnë zgjidhje në dy mënyra. Një, duke pasur pajtim për një president konsensual, i cili e heq nga rendi ditës presidentin edhe e dyta në kuadër të kësaj marrëveshje për presidentin të caktojnë edhe një datë të zgjedhjeve që mund të mbahen në mars, prill apo maj në kohë më të përshtatshme edhe shkaku i pandemisë” shprehet Fidan Rama, analist politik.
Sidoqoftë, zgjidhje të tilla duket se partitë politike nuk preferojnë, pasi më shumë janë duke kalkuluar për poste.
“Ka informacione dhe ka diskutime që janë zhvilluar ndërmjet LDK-së dhe PDK-së dhe aktorëve tjerë politikë për një rokadë ndryshe. Aty flitet në një mënyrë që qeveria të kalojë në duart të PDK-së me kusht që LDK-ja të merr udhëheqjen me presidencë. Për këtë është përmend vet emri i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, që ai të bëhet president, e dikush nga PDK të merr qeverinë. Ka pasur diskutime të tilla, këto janë zhvillu edhe sa kanë qenë ish presidenti Thaçi dhe Veseli këtu”, shprehet Artan Demhasaj.
Kosova ka pasur përvojë kur për zgjedhjen e presidentit, si në rastin e Atifete Jahjagës, zgjidhja ka ardhur nga faktori ndërkombëtar në vitin 2011. Por a mund të përsëritet kjo situatë edhe tani?
“Nuk pres realisht të ketë ndërhyrje të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve ndërkombëtarë por unë prapë po them se jam i bindur që subjektet politike, me një ulje të egove të tyre, mund të gjejnë kompromis për një president konsensual”, deklaron Fidan Rama.
E në anën tjetër, për këto kalkulime, duket se nuk ka edhe shumë kohë. Bazuar në Kushtetutën e vendit, znj. Vjosa Osmani mund ta ushtrojë detyrën e Presidentes së Republikës deri ne muajin prill të vitit të ardhshëm. Por bazuar gjithashtu në Kushtetutë, emri i presidentit të ri duhet të jetë i zgjedhur dhe votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës më së largu deri me 6 mars, pra një muaj para se zonja Osmani ta lëshojë zyrën.
Tash për tash, analistët deklarojnë se kokëfortësia e partive që secila insiston në pozicionin e vet, vendin po e çojnë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona