‘Zgjedhje të lira dhe të ndershme’, Escobar flet për monitorimin e “14 majit”

Gabriel Escobar
21 Mars 2023 | 09:52

Shqipëria ka detyrime të zbatohen të gjitha kushtet për të krijuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka qenë ky komenti i bërë nga i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar i pyetur për mundësinë e monitorimit të zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

”Për sa i përket monitorimit të zgjedhjeve vendore, gjithçka mund të them – nuk jam plotësisht i informuar për planin e monitorimit, por mund të them se Shqipëria ka detyrime si anëtare e OSBE-së, si anëtare e Këshillit të Evropës, të zbatohen të gjitha kushtet për të krijuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh ai.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, Escobar tha se kërkohen më shumë përpjekje dhe angazhim për këtë çështje.

”Në lidhje me luftën kundër korrupsionit, mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë punë për të bërë. Korrupsioni, siç e kam thënë vazhdimisht, është ndoshta sfida më e madhe afatgjatë për të gjithë rajonin. Kështu që unë dua të shoh më shumë – do të doja të bëj më shumë përparim në të gjithë rajonin për të parë luftën kundër korrupsionit.

Në Shqipëri do të thosha se ka pasur shumë progres gjatë 20 viteve të fundit në gjetjen e mekanizmave, bashkëpunimin, madje edhe zbatimin e organeve të pavarura hetimore që po trajtojnë korrupsionin. Kështu që unë do të doja ta shihja atë përpjekje pozitive të intensifikuar”, theksoi Escobar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026