Zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Tiranë, Lëvizja Bashkë shpall kandidatin

3 Tetor 2025 | 18:48

Lëvizja Bashkë këtë të premte gjatë një takimi në Sheshin Skënderbej ka zbuluar emrin e kandidatit të saj lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës. Kandidatura i është besuar kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlin Qori ashtu siç ndodhi edhe dy vite me parë në 2023-in.

Lëvizja Bashkë thekson se Qori është alternativa e vërtetë për qytetin e Tiranës teksa  shtojnë se zgjedhjet në kryeqytet janë një mundësi për ta shndërruar qytetin.

“Arlind Qori, ALTERNATIVA E VËRTETË PËR TIRANËN. Propozimi i Lëvizjes BASHKË për mbarë qytetarët e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit është emri i kryetarit të saj, Arlind Qori, zëri dhe njeriu, arsimtari dhe aktivisti që për mbi një dekadë ka folur çdo ditë mbi qytetin dhe njerëzit e tij, parqet dhe shkollat, ujin dhe ajrin, të drejtën e strehimit dhe transportin publik, korrupsionin dhe keqqeverisjen etj.

Për ne, zgjedhjet në Tiranë nuk janë thjesht një mundësi për ta shndërruar qytetin sipas nevojave dhe aspiratave të qytetarëve, por edhe një betejë idesh dhe shembujsh që do të rezonojnë në të gjithë Shqipërinë.

Prandaj Arlind Qori, me gjithë eksperiencën, seriozitetin, idealizmin dhe qëndrueshmërinë e tij, është alternativa e vërtetë për qytetin e Tiranës. Me besim te qytetarët dhe përkushtimi i gjithkujt që do të na bashkohet në këtë fushatë, dalshim faqebardhë!” –shkruan Lëvizja Bashkë.

Kjo nuk është hera e parë që Qori kandidon për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës. Ai ka kandiduar edhe në vitin 2023 duke përfaqësuar Lëvizjen Bashkë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026

Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat...
10:11 | 28/07/2026

Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
09:36 | 28/07/2026