Zgjedhjet, gazetari: As socialistët nuk e prisnin këtë lloj fitoreje në Shkodër

18 Maj 2023 | 09:05

Gazetari i Euronews Albania në Shkodër, Teodor Gjerga, i cili raportoi live procesin zgjedhor nga ky qark, foli për eksperiencën e tij gjatë këtyre ditëve.

Shkodra në këto zgjedhje ishte surpriza e zgjedhjeve pasi për herë të parë që pas rënies së komunizmit u fitua nga socialistët.

Gjerga në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania theksoi se këtë fitore nuk e besuan as vetë socialistët.

“Shkodra për herë të parë në histori është bërë rozë. Në këto zgjedhje ndodhi një fitore aq e thellë, sa as të majtët nuk e pritën, as vet shtabet elektorale nuk e kishin imagjinuar një fitore të tillë. Që në tre kutitë e para të numërimit të votave diferenca mes Becit dhe Spahisë ishte shumë e madhe. Ajo që u vu re ishte se për herë të parë demokratët u larguan nga qendrat e votimit”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024