Zgjedhjet lokale në Kosovë, deputeti i LDK: Kurti i vetëdijshëm që ndryshimet kushtetuese kanë pasoja
Armend Zemaj, deputet i Lëvizjes Demokratike të Kosovës tha se kryeministri është i vetëdijshëm që ndërhyrjet kushtetuese kanë pasoja.
Sipas tij kërkesa e Albin Kurtit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale me shkak situatën e pandemisë në vend duhet të rrisë vigjilencën si për keqqeverisjen ashtu edhe për keqmenaxhimin e situatës së COVID-19.
“Ai është i vetëdijshëm që prekja e Kushtetutës do të ketë pasoja më të mëdha, për këtë arsye ka kaluar në një nivel tjetër komunikimi, nuk është tërheqje apo zbutje por fatkeqësisht është diçka që kryeministri jonë e ka lidhur me votën elektorale, shumë pak është kujdesur për shëndetin publik,” – u shpreh ish-ministri i Shëndetësisë.
Sa i takon situatës së pandemisë në vend, Zemaj tha se kanë sugjeruar kujdes maksimal për variantin Delta. Sipas tij rekomandimet janë rekomandime politike dhe jo rekomandime të ekspertëve për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta