Zgjedhjet lokale, Soko: Qytetarët po kërkojnë ide të reja, do gjykohet programi
Pano Soko, anëtar i nisma “Thurje” u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se partitë politike duhet të kenë program politik, që ta shpalosin para qytetarëve.
Ai tha se ka nisur proicesi i së zëvendësimit të së vjetrës dhe qytetarët po kërkojnë ide të reja.
“Këtu ka një proces që ka nisur, procesi i zëvendësimit të së vjetrës. Ka ardhur momenti që të ndryshojmë tablonë e politikës në Shqipëri. Qytetarët po kërkojnë një ide të ri, kërkojnë mënyrë të re të të bërit politikë. Është momenti që duhet të gjykohet programi. Partive u mungoj një program. Duhet të zgjedhësh mes alternative”, u shpreh Soko.
Endri Shabani, kryetar i nismës “Thurje” bëri me dije sot se do të bëhen pjesë e garës në zgjedhjet lokale më 14 maj, datë e dekretuar nga presidenti pak ditë më parë.
Ai solli në vëmendje se si Tirana është shpërfytyruar dhe nuk njihet më. Në një intervistë për Euronews Albania Shabani tha se do të garojnë në disa bashki të vendit për kryetarë dhe këshillat bashkiakë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian