Zgjedhjet në Kosovë, Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Vjosa Osmanit
Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, duke ndaluar çdo veprim të Presidentes në lidhje me Dekretin nr. 24/2026 të 6 marsit 2026, si dhe çdo veprim të Kuvendit të Kosovës deri më 31 mars 2026.
Gjykata ka bërë të ditur se vendimi është marrë ex officio, duke theksuar se presidentes Vjosa Osmani i ndalohet të ndërmarrë çdo veprim lidhur me dekretin e 6 marsit. Po ashtu, edhe Kuvendi i Kosovës nuk mund të ndërmarrë veprime për sa kohë që masa e përkohshme mbetet në fuqi.
Sipas Gjykatës, kjo masë do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për rastin. Qëllimi i saj, thuhet në arsyetim, është të shmanget mundësia e dëmeve të pariparueshme për rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve kryesore në vend.
Në praktikë, kjo do të thotë se presidentja Osmani nuk mund të caktojë datë për zgjedhje të reja gjatë kohës që masa është aktive. Ajo kishte shpërndarë Kuvendin me anë të dekretit të saj, një veprim që u dërgua për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nga partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje.
Në seancën parlamentare të 5 marsit, partia në pushtet propozoi dy kandidatë për president: Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën. Kjo ndodhi pasi negociatat paraprake mes Kurtit dhe dy partive më të mëdha opozitare Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk arritën të prodhonin një kandidat të përbashkët.
Megjithatë, seanca u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetët e opozitës e braktisën sallën.
Disa juristë kanë interpretuar se Kuvendi ka afat prej 60 ditësh nga nisja e seancës për zgjedhjen e presidentit për ta përfunduar procesin.
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)