Zgjedhjet për kreun e PD, Vokshi tregon numrin e pjesëmarrësve deri në orën 15:00

23 Maj 2026 | 17:06

Ndërsa vijon procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike, nënkryetarja Albana Vokshi ka bërë me dije se deri në orën 15:00, në 77 degët e partisë, kanë marrë pjesë në votim 28.379 zgjedhës.

Sipas Vokshit, shifra është në rritje të vazhdueshme, pasi anëtarët demokratë po vijojnë t’u drejtohen kutive të votimit deri në mbylljen e procesit. Ajo theksoi se pjesëmarrja pasqyron një proces aktiv dhe dinamik, ku të dhënat përditësohen në kohë reale.

Në deklaratën e saj për mediat, Vokshi nënvizoi gjithashtu se procesi zgjedhor është i organizuar në mënyrë transparente dhe do të mbetet i tillë deri në përfundim. Ajo shtoi se pas mbylljes së votimit do të jepen të gjitha sqarimet për numrin e anëtarëve me të drejtë vote, listat e përditësuara dhe ndryshimet e mundshme që lidhen me largimet apo anëtarësimet e reja.

“Mendoj që kjo dalje është vetëm për pjesëmarrjen, për procesin e votimit. Me të mbaruar procesi i votimit ne do t’ju japim të gjitha sqarimet për numrin e votuesve të Partisë Demokratike që kanë të drejtë vote dhe janë ftuar sot. Kjo do të thotë që janë punuar listat, janë pastruar listat. Një pjesë janë larguar në diasporë, por do t’ju japim të gjitha detajet e nevojshme. Pra, jemi transparentë deri në fund…”, u shpreh ajo.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë në orën 18:00 të mbrëmjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026