Zgjedhjet, Spaho: Alibeaj nuk ka vënë kushte, ka pranuar negociatat

28 Tetor 2022 | 14:29

Deputeti Edmond Spaho deklaroi se Enkelejd Alibeaj nuk iu ka vënë kushte grupit të Sali Berishës, për të hyrë në negociata me të për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj të 2023.

Në një intervistë për Euronews Albania, teksa iu përmend deklarata e Gazment Bardhit, i cili tha se nuk e njeh Sali Berishën, Spaho tha se nëse do të ishte kështu mes tyre nuk do të kishte bisedime.

“Unë nuk di që nga Alibeaj të jenë vënë kushte”- tha Spaho.

Sidorela Gjoni: Gaz Bardhi tha se nuk e njoh Berishën

“Nëse do të ishte kështu, nuk do të kishte bisedime.  Unë po them që Bardhi dhe Alibeaj kanë pranuar të hyjnë bisedime për të bashkëpunuar me foltoren për zgjedhjet e 14 majit. Ata e dinë shumë mirë se në krye të PD-së. Po negociojnë mbi këto baza. Kanë thënë hyjmë në negociata pa kushte. Berisha është kryetari I PD-së”- u përgjigj deputeti.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026