Zgjerimi i BE në 2030? Gjipali: Deklaratë pozitive, duhet dakordësia e 27 vendeve
Gledis Gjipali, drejtoti ekzekutiv i “Lëvizja Europiane” ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth propozimit të Charles Michel në Këshillin Europian, ku tha se vendet anëtare të BE-së deri në 2023 duhet të jenë të gatshme për zgjerim.
Ai tha se Këshilli Europian ka për qëllim që të gjitha vendet europiane të jenë pjesë e Bashkimit Europian por përpiqet të jetë i kujdeshëm që të marrë hapa kur të jetë i bindur se do të mbështetet nga vendet anëtare të BE-së.
Ai tha se data e dhënë nga Charles Michel Nuk është një datë zyrtare, pasi duhet të jenë dakord 27 vende por, gjithsesi sipas tij, është një e dhënë pozitive.
“Kemi në një anë komisionin europian që në një farë mënyrë përfaqëon të gjithë interesin e bashkimit europian dhe kemi Këshillin e Ministrave ku është edhe presidenti të cilët përfaqësojnë interesat e vendeve të tyre anëtare.
Me këtë rast komisioni europian edhe pse e shtyn vazhdimit përpara procesin e zgjerimit, në këtë rast caktimi i datave e vë atë para përgjegjësive të mëdhaja, të cilat të paktën në vitet e fundit janë kundërshtuar nga shtetet anëtare.
Pavarëssht dëshirës së komisionit europian kur shtetet anëtare thonë, jo, procesi nuk ecën dot më. Komisioni përpiqet të jetë i kujdesshëm dhe të marrë hapa kur të jetë i bindur që do të mbështet. Pavarësisht se qëllimin e ka që të gjitha vendet të anëtarësohen sepse është ai aparat burokratik që merret me procesin e zgjerimit”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë