Zhllima: Duhanpirësit harxhojnë deri në 20% të shpenzimeve familjare për cigare
Pedagogu Edvin Zhllima thotë se duhanpirësit harxhojnë deri në 20% të shpenzimeve familjare për të blerë cigare.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Zhllima u shpreh se mesatarisht, shpenzohet 50-95 euro në muaj për cigare.
“Nga të dhënat zyrtare që ne kemi, është që 4% e shpenzimeve të familjes shkojnë për duhanin. Mirëpo, kjo është një mesatare. Kur INSTAT bën vlerësime të tilla, nuk merren vetëm familjet që pinë duhan.
Ne vlerësojmë që, për ato familje ku ka pirje të duhanit, vlerat janë shumë të larta. Në një pjesë të kampionit, ne shohim deri në 20% të vlerës së shpenzimeve. Ne kemi parë që shpenzohet 50-90 euro në muaj për cigare”, theksoi ai.
Prevalenca e duhanpirjes në Shqipëri është e lartë: një në katër të rritur janë duhanpirës. Shifrat e fundit të disponueshme nga Anketa për Konsumin e Duhanit në Vendet e Evropës Juglindore (STC-SEE) , tregojnë se mbi 42 përqind e burrave dhe 7 përqind e grave në Shqipëri konsumojnë duhan.
Studimi për duhanpirjen është realizuar nga qendra “Partnerë në Zgjidhje dhe Zhvillim”.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë