Kongresi i PS-së zhvillohet në panele të hapura diskutimi
Partia Socialiste po zhvillon Kongresin të shtunën.
Kongresi nisi të zhvillohet në 5 panele të hapura diskutimi, në varesi të sektorëve.
Rreth orës 12 socialistët u bashkuan në Pallatin e Kongreseve.
Pesë panelet ishin: 1. Bujqësia dhe siguria ushqimore, 2. Energjia, transporti dhe mjedisi, 3. Shëndetësia, mbrojtja sociale dhe puna, 4. Siguria, Rajoni dhe Europa, 5. Rinia dhe Inovacioni.
Ministrja e Jahtme Olta Xhaçka, nga Pallati i Kongreseve tha se prioritet mbetet liberalizimi i vizave të Kosovës, si edhe procesi i njohjeve të Kosovës si shtet.
“Është prioriteti ynë në Këshillin e Sigurimit”, tha Xhaçka.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se qeveria do të fokusohet në ashpërsimin e masave ndaj atyre që nuk deklarojnë pagat e punonjësve.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se po punohet për eleminimin e çdo praktike abuzive në shërbimin shëndetësor.
Sipas ministres, kjo do të bëhet përmes autonomisë spitalore “si një model i ri për menaxhimin dhe financimin, ku stafet do të paguhen sipas performancës”.
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 09:07 Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA-së ndaj Iranit dhe rivendosjes së sanksioneve
- 08:58 Probleme strukturore në një pallat shumëkatësh në Manhattan, evakuohen edhe ndërtesat përreth
- 08:47 BE refuzon pezullimin e kontrolleve të reja kufitare pas thirrjeve nga aeroportet dhe linjat ajrore
- 08:39 Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan
- 08:30 Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas
- 08:30 Gjoba deri në 200 euro, Varenna rregulla të reja për turistët që lëvizin nëpër fshat pa bluzë ose me rroba banje