Zizo: Kam këngë me Inteligjencën Artificiale, do garoj në festivalin e fundvitit
Projekti “Evoluta”: Kombinimi i Artit dhe Inteligjencës Artificiale në një Ngjarje të Paharrueshme të Kulturës dhe Inovacionit.
“Evoluta” është projekti i fundit i Kastro Zizos, i cili bëri bashkë eksperte dhe krijues nga fusha e artit, politikës, shkencës dhe teknologjisë për të ndarë dhe shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi të ardhmen e shoqërisë sonë, në kontekstin e inteligjencës artificiale dhe artit.
Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania Kastro Ziso tregoi se ka këngë të krijuara me inteligjencën artificiale me të cilën do të garojë në festivalin e fundvitit.
“Këtë javë do të çoj një material të punuar nga unë dhe inteligjenca artificiale, kam çuar një shkresë zyrtare, kam bërë gati një çerek projektligj si duhet të përcaktohen të drejtat e autorit në rastin kur është një prodhim në bashkëpunim me inteligjencën artificiale. Kostot e bashkëpunimit me inteligjencën artificiale kanë qenë minimale fare. Kënga është kryer me IA, bëhet muzika, bëhet orkestrimi”, tregoi Zizo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:01 Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
- 15:54 Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
- 15:50 KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 15:16 Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit
- 15:04 Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër