Zjarr i madh në fshatin Lapardha të Selenicës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

19 Gusht 2025 | 17:51

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Lapardha, në Bashkinë Selenicë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe shkurre. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të vënë situatën nën kontroll.

Terreni i thyer dhe përmasat e zjarrit po e vështirësojnë ndërhyrjen nga toka. Për këtë arsye, është kërkuar ndërhyrje nga ajri për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, në mënyrë që të shmangen vatra të reja zjarri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefen Ziçi, i akuzuar...
10:37 | 13/07/2026

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh

Autoritetet serbe kanë arrestuar në Beograd shtetasin malazez Vuk Vulleviq, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli për akuza që lidhen me...
10:31 | 13/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026