Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Konisbaltë, 20 efektivë në terren

25 Korrik 2025 | 16:55

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot zonën kodrinore në kufirin mes fshatit Konisbaltë dhe fshatit Mbreshtan, në bashkinë Dimal. Flakët, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit kanë mbërritur forca shtesë nga qyteti i Beratit, me tre mjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë, si dhe një mjet zjarrfikës me katër efektivë nga qyteti i Kuçovës.

Sipas informacioneve zyrtare, zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë flakët dhe janë ende duke punuar për shuarjen e plotë të vatrave. Megjithatë, puna e tyre është përballur me vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë për ndërhyrje.

Aktualisht, disa vatra mbeten ende aktive dhe janë nën monitorim të vazhdueshëm nga forcat zjarrfikëse, të cilat po bëjnë përpjekje maksimale për të shmangur rindezjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara

Janë zbardhur detajet e mbledhjes së kësaj të hëne të Parlamentit dhe arsyet e mbajtjes së dy seancave brenda së njëjtës ditë. Sipas burimeve për...
09:04 | 27/07/2026

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026