Zjarret në automjete rrezikojnë përdoruesit e rrugës në Gjirokastër

7 Shkurt 2025 | 20:12

Shpesh herë, automjetet përfshihen nga flakët gjatë lëvizjeve në rrugë. Arsyet e shkaqeve janë të ndryshme, ndërsa zjarri ve në rrezik jetën e drejtuesve të automjeteve. Forcat zjarrfikëse në Gjirokastër apelojnë që të bëhet rregull që çdo makinë të jetë e pajisur me fikëse zjarri, për të shmangur pasojat e flakëve.

Përgjatë ditëve të fundit në Gjirokastër janë regjistruar disa zjarre në automjete ndërsa udhëtonin në rrugët kombëtare të Qarkut. Dy makina u shkrumbuan nga flakët e zjarrit ne segmentet Kardhiq-Delvinë dhe Këlcyrë-Përmet duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin brenda tyre por edhe të përdoruesve të rrugës. Sipas ekspertëve zjarrfikës, shkak i këtyre zjarreve kanë qenë problemet teknike dhe mosmirëmbajtja e automjeteve

 “Ndikon shumë  zakonisht janë probleme në pjesën e motorit të automjetit, bllokohen pjesët e motorit duke bërë tejnxehjen e mjetit  që shkakton edhe zjarrin, më shumë janë defekte teknike”,-tha Renato Grabova, specialist zjarrfikës.

Ekspertët zjarrfikës apelojnë që krahas kontrolleve të vazhdueshme teknike automjetet të disponojnë edhe paisjet për fikjen e zjarreve.

 “Mirë do të ishte që çdo automjet  të ketë edhe një fikse zjarri  sepse është shumë efektive  në rastet e zjarrit,  momenti i parë është gjithmonë vendimtar për shuarjen e zjarreve në automjete”, Grabova.

Përgjatë muajit janar efektivët zjarrfikës në Gjirokastër kanë ndërhyrë edhe në 12 raste për shuarjen e zjarreve në banesa dhe biznese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas incidenteve të shënuara këtë të martë jashtë godinës së Parlamentit, ku u zhvillua një protestë qytetare....
15:33 | 30/06/2026

Furgoni me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, dy të vdekur nga aksidenti tragjik

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026

“Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që ai e paraqet si një bisedë të pretenduar në një grup WhatsApp të organizatorëve të...
15:09 | 30/06/2026