Zjarret në vend, 12 vatra ende aktive, ja zonat më problematike

3 Gusht 2024 | 20:54

Ministria  Mbrojtjes thotë se po punohet për shuarjen e zjarreve në 12 vatra, të cilat vijojnë të jenë aktive, ndërsa 14 të tjera të raportuara gjatë ditës së sotme janë shuar.

Në njoftim bëhet e qartë se po monitorohen vatrat e zjarrit ende aktive në fshatin Skuraj, Malin e Kakarriqit(bashkia Lezhë), në Malin e Lopçit(Shkodër), në zonën pyjore Bode, mbi fshatin Lozhan(bashkia Maliq), etj.

Nën kontroll është vënë edhe zjarri në fshatin Qarrishtë, bashkia Librazhd, në një sipërfaqe pyjore në zonën e Parkut Kombëtar Shebenik.

Puna vijon dhe nuk paraqet rrezik për përhapje edhe zjarri në vendin e quajtur “Mali i Qukësit”, bashkia Prrenjas.

Forcat janë angazhuar dhe kanë nën kontroll situatën në vatrën e zjarrit në Malin Lugë, fshati Kus(bashkia Tiranë), si dhe në vendgrumbullimin e mbetjeve të bashkisë Mallakastër.

Në fshatin Mazhar(bashkia Selenicë) dhe në fshatin Bolenë(bashkia Himarë) janë aktivizuar vatra zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të dendur.

Me vëmendje po shihet situata e krijuar nga zjarri në fshatin Ninat, bashkia Konispol, në sipërfaqe me kullotë. Era e fortë po favorizon flakët, por janë larg zonës së banuar.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë aktivizuar 450 forca dhe 33 mjete. Në mbështetje të këtyre forcave janë të angazhuar 130 trupa nga Forcat e Armatosura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026

Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër

Familja Mbretërore Shqiptare është shtuar me një anëtar të ri. Ka ardhur në jetë Princi Aleksandër, djali i Princ Lekës dhe Princeshës Blerta. Lajmi u...
16:48 | 10/07/2026