Zjarret në vend/4 vatra ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishtet

19 Korrik 2025 | 15:38

Situata me zjarret mbetet ende problematike në vendin tonë. 20 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. 4 prej tyre vijojnë të jenë ende aktive.

Në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës janë dy vatra zjarri, njëra po zhvillohet në drejtim të Lurës, ndërsa tjetra nga krahu i Malit të Dejës.

Në zonën e “Malit të Peladhisë”, pjesë e Bashkisë Bulqizë është aktive një tjetër vatër zjarri e zhvendosur në lartësinë mbi fshatin Krajkë, e cila është në terren të vështirë.

Në fshatin Drenovë, bashkia Mallakastër, vijon aktive vatra e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe, midis kufirit ndarës të fshatit Drenovë, Belishovë, dhe fshatit Gorishovë.

Në fshatin Borsh, bashkia Himarë, mbrëmjen e së premtes vatra e zjarrit është riaktivizuar. Gjatë natës efektivët kanë qëndruar në vendngjarje për të monitoruar situatën, por mëngjesin e së shtunës vatra e zjarrit është riaktivizuar përsëri, në një sipërfaqe me shkurre pranë banesave, e cila vështirëson ndërhyrjen, pasi është terren i vështirë.

52 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe rreth 90 rrënjë ullinj janë djegur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin tonë në 24 orët e fundit.

Për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 275 forca operacionale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast se konstatojnë një vatër zjarri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026

LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Në ditën e 29-të qytetarët vijojnë protestën teksa pritet...
21:44 | 28/06/2026

Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare këtë të diele i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën qytetare...
21:36 | 28/06/2026