Zjarrfikësi që ka shpëtuar mbi 1000 jetë: Kam qendruar edhe larg familjes

26 Nëntor 2022 | 18:18

Saki Shehi, një zjarrfikës, i cili e ushtron këtë profesion prej 39 vitesh dhe ka shpëtuar mbi 1000 jetë njerëzish, tregoi për emisionin “Real People” në Euronews Albania, se për shkak të profesionit, është detyruar që në disa raste të qëndrojë edhe larg familjes.

Ai u shpreh se kur vajzat e tij ishin të vogla dhe janë sëmurë e kanë pasur nevojë për përkujdesje, nuk ishte pranë tyre.

“Po, edhe ato vajzat e mia më kanë parë me një sy që ne kemi një baba, nuk po e them kështu. Më kanë vlerësuar, ashtu është. Dikur më ka pyetur dikush, nëse do kishe një djalë, a do ta dërgoje në zjarrfikëse.

Patjetër, gjatë kohës që rriteshin vajzat, që kanë qenë më të vogla, kanë pasur nevojë edhe për mua, kanë qenë me temperaturë, kanë qenë sëmurë. Unë kam qenë në punë dhe nuk u jam gjendur pranë, i ka dërguar vetë bashkëshortja. Ajo më merrte në telefon, vajza ka nevojë që të dërgohet në spital, i kam thënë gjej mundësinë sepse jam në shërbim”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026