Zusi: Mungesa e laboratorëve për analizë, sjell rrezik për sigurinë ushqimore

29 Mars 2025 | 22:03

Alban Zusi, tha në emisionin “Review” se për rastin e konstatimit të mishit më salmonelë, se ka një mungesë të laboratorëve që do të mund të kryenin analizat e duhura dhe të kuptohej nëse një produkt është i kontaminuar apo jo.

Ai shton rëndësinë e ndërtimit të sistemit, i cili nis që me sigurimin e ushqimit nëpërmjet pajisjes së laboratorëve.

“Ne nuk kemi sistem të sigurisë ushqimore. Ne nuk kemi në portin më të madh të vendit disa laboratorë për të bërë disa analiza. Një port kaq i madh duhet të ketë një laborator minimalist. Së dyti, në bazë të peshës specifike që operatorët kanë në treg dhe të problematikave që kanë në treg, vihen kushtet që duhet të kenë sistemin e tyre të vetëkontrollit.

Laboratorët nuk kanë kosto sepse nuk po bëhet analizë e detajuar. Minimalisht një laborator bazik duhet ta kenë detyrim.

Diçka nuk shkon me këtë rast sa të çojë në fshehjen e produktit. Sapo subjekti të konstatojë në një laborator që ka një lloj problemi, ka limite. Duhet të ketë normativë dhe këtu fillojmë dhe ndërtojmë sistemin.

NJë inspektor i duhur nuk mjaftohet vetëm me analizat e bëra nga AKU-ja, por duhet të ketë edhe analizat e vetëkontrollit”, tha Zusi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026