Zv.drejtori i policisë flet nga Basnjka: Gjetëm 24 makina me armë dhe ushqime
Zëvendës drejtori i policisë së Kosovës Veton Elshani ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të dhënë më tepër detaje rreth zbulimeve të fundit të armëve në veri të Kosovës.
Ky aksion ka nisur pas sulmit të organizatës kriminale të udhëhequr nga Milan Radoiçiç në afërsi të manastirit të Banjskës në Kosovë. Ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.
“Janë gjetur dy autoblinda dhe makina mesa di unë 22, 24 të gjitha të mbushura ose me armatime, ose me ushqime ose me pajisje të cilat do të përdoreshin në ndonjë rast eventual”
I pyetur nëse kanë gjetur prova materiale, Elshani u përgjigj:
“Provat materiale i kemi gjetur, konsiderojmë se kemi shumë materiale të cilat duhet ende të verifikohen e të studiohen dhe nëse nuk na çojnë te të gjithë të dyshuarit atëherë na çojnë te shumica e të dyshuarve që kanë qenë në Banjskë”,-tha zëvendës drejtori.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë