Zv. kryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri: Koalicion pa BDI, një ditë kryeministri do të jetë shqiptar
Muhamed Zekiri, zv. kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë thotë se, pas zgjedhjeve të 15 korrikut nuk do të bëjnë koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim por me forca të tjera politike shqiptare. Z. Zekiri gjatë intervistës në emisionin “Balkan Talks”, të gazetarit Franko Egro theksoi se, pas 17 vite në pushtet pa ndërprerje ka ardhur koha që BDI të reformohet pasi ka mbetur me të njëjtat figura.
“Ne me BDI nuk e shohim më veten në ekzekutiv. Ka subjekte të tjera shqiptare që do të kenë mjaftueshëm deputetë dhe bashkë do të qeverisim në 4 vitet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët janë lodhur nga BDI duke qenë për 17 vite në pushtet. Në kohën kur BDI ka qenë në pushtet janë vrarë me qindra ushtarë të UÇK-së dhe asnjë rast nuk është zbardhur”, u shpreh ai.
Për bashkëqeverisjen pas zgjedhjeve të vitit 2016, Zekiri tha se ka qenë një e keqe e domosdoshme, duke e akuzoi partinë e Ali Ahmetit se nuk ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.
“Forcat politike si VMRO-DPME dhe BDI nuk ofrojnë asgjë për të ardhmen e qytetarëve, por kthen pas dhe shikojnë nga e kaluara. BDI i kthehet konfliktit të vitit 2001, të gjitha fotot i ka me ushtarë të UÇK-së duke harruar se tani ka ardhur koha që të votojnë njerëzit që nuk kanë qenë të lindur kur ka ndodhur konflikti apo ata që nuk e mbajnë mend. E gjitha ajo i takon të kaluarës dhe duhet të shohim të ardhmen për të punuar për të mirën e të gjithë qytetarëve pavarësisht cilës etni i takojnë.
BDI ka qenë e keqe e domosdoshme për të bashkë qeverisur me ta. Ka qenë pjesë e regjimit me VMRO-DPME. Nuk ka mbrojtur interesat e shqiptarëve edhe pse kanë arritur të kenë dhe 20 deputetë. LSD nga viti 2016 nuk është më parti vetëm e maqedonasve, por është parti e të gjithë qytetarëve. Ne kemi arritur të marrim në vitin 2016 rreth 50-60 mijë vota të shqiptarëve. Kemi ndjekur politika të drejta duke mos i ndarë qytetarët në kategori. Ligjin për gjuhën shqiptare nuk e solli Ali Ahmeti dhe BDI, e solli LSDM”, tha z. Zekiri.
Nënkryetari i LSDM-së, partisë së drejtuar nga ish-kryeministri Zoran Zaev, nënvizoi më tej se, synojnë që në zgjedhjet që do të mbahen muajin e ardhshëm, koalicioni i tyre që ka në përbërje dhe një parti shqiptare (Lidhja Besa) do të ketë të paktën 7 deputetë.
“Kemi zgjedh në vitin 2016, tre deputetë nga radhët e LSDM-së, që nuk kishte ndodhur asnjëherë. Për herë të parë jemi në koalicion parazgjedhor me një subjekt politik shqiptar. Kjo do të thotë se janë krijuar kushtet. Ky koalicion do të ketë 7-8 deputetë shqiptarë pas 15 korrikut dhe e gjithë kjo nuk bëhet vetëm për kalkulime politike. Kjo tregon se shoqëria ka ndryshuar në vendin tonë dhe nuk ka më amonizitet siç ka pasur në të kaluarën në vendin tonë”, tha z. Zekiri.
Duke komentuar sloganin e BDI, “Koha për Kryeministër shqiptar”, zv. kryetari i LSDM-së tha se, një ditë kreu i ekzekutivit do të jetë shqiptar, por nuk do të jetë nga radhët e BDI-së.
“Presidenti i zgjedhur nga ne, ka emëruar për herë të parë njeriun në krye të inteligjencës një shqiptar. BDI nuk mund të kushtëzojë kështu siç mendon. Shqiptar do të bëhet një ditë edhe kryeministri i Maqedonisë, mirëpo nuk do të jetë nga radhët e BDI-së gjithsesi”, tha z. Zekiri.
Ai madje tha se kanë shumë prova dhe fakte për mënyrën sesi shumë zyrtarë të BDI-së kanë ushtruar pushtetin dhe për këtë, shumë shpejt do të duhet të japin llogari para drejtësisë. “Sot patriot më i madh është ai që siguron rroga më të larta për qytetarët dhe mirëqenie ekonomike, siguri dhe stabilitet për vendin”, përfundoi z. Zekiri.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij