Zv.ministri i Arsimit në Kosovë: Në 27 shkolla mësim online, 1 e mbyllur
Në 27 shkolla në Kosovë zhvillohet mësim online për shkak të rritjes së infeksioneve më COVID-19.
Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, zv.ministri i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovci, i cili theksoi se vetëm një shkollë është mbyllur për shkak të problemeve në sistemin e ngrohjes.
“Nga 782 shkolla në Kosovë, vetëm 1, e cila për momentin është e mbyllur për shkak të një defekti në sistemin e ngrihjes dhe ka një javë që vazhdon kjo situatë. Ndërsa të premten, 27 shkolla kanë qenë online për shkak të numrit të lartë të infeksioneve. Disa klasa të mbyllura për shkak të COVID”, tha zv. ministri.
Ai nënvizoi se qeveria e Kosovës nuk preferon që të mbyllë shkollat plotësisht dhe në disa prej tyre po zhvillohet mësimi online.
Një problematikë e pazgjidhur, sipas zv.ministrit është zëvendësimi i mësuesve në shkolla që infekohen me COVID.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt