Zvicerani i dashuruar me drugdhendjen, nis trajnimin në Gjirokastër për ta mësuar

19 Gusht 2024 | 16:20

Turistët në vendin tonë shumë shpejt do të kthehen në banorë të përhershëm. Për zviceranin, Mark Shofer, punimet e drugdhendjes janë një arsye përse ai ka vendosur të trajnohet në këtë zanat.

“Ishim duke shëtitur në qytet në kërkim të aktiviteteve tërheqëse, asnjëherë nuk jam marrë me një gjë të tillë, thjesht më kujtohet diçka nga vitet e shkollës, kështu që ishte me të vërtetë kënaqësi të mësoja për traditat e këtushme”,-tha Mark Shofer, turist.

Ai shprehet se gjithçka nisi rastësisht por tashmë ndihet i tërhequr nga ky zanat tradicional.

“Nuk kam patur më përpara informacion për mjeshtërinë e drugdhendjes që e keni si traditë të veçantë, mendoj se nuk jam profesionist  por po praktikohem mjaft mirë, aq më tepër që këtu pata një mësues shumë të mirë”, vazhdoi më tej Mark.

Me daltën e drugdhendësit turisti nga Zvicra po realizon punimet e para që për të janë mbresëlënëse.

“Kur të kthehem në vendin tim Zvicër do t’ju flas me kënaqësi miqve të mi për këtë përvojë të veçantë që patëm këtu. Është shumë bukur që keni trashëguar në breza mjeshtëri të tilla, kjo tregon për historinë dhe traditat e pasura  të Shqipërisë, duhet ti zhvilloni ato më tej”,-tha ai.

Marku apelon që vlera të tilla të traditave shqiptare duhet të ruhen dhe transmetohen tek të rinjtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026