English

Zyrtare! Orges Shehi, trajneri i ri i Ballkanit në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-trajneri i Tiranës e më pas Partizanit, Orges Shehi, është prezantuar zyrtarisht nga Ballkani. Klubi kosovar nga Suhareka ka nënshkruar me trajnerin durrsak, që provon për herë të parë një eksperiencë në Kosovë.

- Advertisement -

Ballkani ishte pa trajner, që pas largimit të Artim Pollozhanit. Eleminimi nga Kupa e Kosovës bëri që ky i fundit të jepte dorëheqjen.

Kujtojmë që trajneri shqiptar Ilir Daja pati një histori të gjatë suksesi me Ballkanin ndërkohë Shehi ulet sërish në stolin e një klubi kampion në fuqi, pikërisht në muajin dhjetor. Vitin e kaluar e bënte të njëjtën gjë me Partizani.

Njoftimi i Ballkanit:

Mirësevjen Orges Shehi!

Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi.

Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.

FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës.

I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri!

Forca Ballkani!

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?