Zyrtarë të lartë të PS-së pritet të shpallen ‘non grata’, thotë Kreshnik Spahiu
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se disa zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, pritet të shpallen ‘non grata’ nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu nënvizoi se përveç shpalljes ‘non grata’, për këta zyrtarë do të ketë edhe procedime penale.
“Ambasadori i ri i SHBA-ve do jetë 10 herë më i ashpër se Yuri Kim. Yuri Kim do iu duket lule këtyre, do iu duket si avokate, kur të ndeshen me prokurorin e ri që do të vijë nga Uashingtoni. Në dijeninë time, në listën e ardhshme për persona non grata, janë zyrtarë shumë të lartë socialistë.
Është nga krahu i majtë, aktual të nivelit të lartë. Nga ana tjetër, do ketë hapa që përveç listës së ‘non gratave’, emrat e listës ‘non grata’ të shoqërohen edhe me procedime penale”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë